Site icon Telegrafi

Mustafa mbledh Kryesinë dhe kryetarët e degëve të LDK-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka bërë të ditur se sot të mbledh Kryesinë dhe kryetarët e degëve të LDK-së.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se LDK do të ofrojë perspektivën më të mirë për Kosovën.

“Anëtarë dhe përkrahës të LDK-së,

Sot do të mbledh Kryesinë dhe kryetarët e degëve të LDK-së. LDK e fuqishme dhe unike do të ofrojë perspektivën më të mirë për Kosovën. Do të mbledhim rreth vetes të gjithë ata që ia donë të mirën këtij vendi. Vullneti i LDK-së i gërshetuar me interesat e vendit, kapërcen çdo interes tjetër!”, shkruan Mustafa. /Telegrafi/

Exit mobile version