Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbledhë nesër anëtarët e Kryesisë së saj.
Kështu ka bërë të ditur LDK, nëpërmjet një njoftimi.
Mbledhja pritet të fillojë në orën 13:30, të hënën, ndërsa do të udhëhiqet nga kreu i LDK-së, Isa Mustafa.
Mediat janë ftuar të marrin pjesë për përcjelljen e saj, teksa partia ka bërë të ditur se, pas përfundimit të mbledhjes, Mustafa do t’ju drejtohet gazetarëve në një konferencë.
Temat e diskutimit në këtë mbledhje të Kryesisë së LDK-së nuk janë bërë të ditura.