Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës do të mbajë mbledhje sot në orën 10:00.
Ndonëse nuk është bërë e ditur për media, zëdhënësi i LDK-së, Besjan Mustafa, këtë e ka konfirmuar për Telegrafin.
Mustafa ka thënë se në këtë mbledhje do të diskutohet për Kuvendin Zgjedhor që do të mbahet nesër.
“Kryesia e LDK-së do të mbajë mbledhje në orën 10:00. Në këtë mbledhje pritet të diskutohet rreth përgatitjeeve për Kuvendin Zgjedhor që do të mbahet nesër. Nuk ka diçka tjetër”, ka thënë ai.
Nesër LDK do të mbajë Kuvendin Zgjedhor në orën 10:00. Në këtë Kuvend, LDK do të zgjedh kryetarin dhe Këshillin e Përgjithshëm, ndërsa konform Statutit të LDK-së marrin pjesë 355 delegatë nga 38 degët.
Ndryshe në media po përmenden disa emra të mundshëm që do të shpalosin kandidaturat për të parin e LDK-së: Isa Mustafa, Lutfi Haziri, Agim Veliu, Fatmir Sejdiu, Vjosa Osmani, Gazmend Muhaxheri, Avdullah Hoti dhe të tjerë. /Telegrafi/