Site icon Telegrafi

Mustafa mbledh Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thirrur mbledhjen e dytë të Këshillit të Përgjithshëm të partisë së tij.

Sipas ftesës së Mustafës, kjo mbledhje do të ketë dy pika rend dite.

E para është për rezultatet në zgjedhjet e fundit të përgjithshme dhe lokale dhe perceptimi publik për LDK-në.

Ndërsa e dyta zgjedhja e kryesisë së LDK-së.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, mbledhja do të mbahet të premten në selinë e LDK-së në ora 17:30./Telegrafi/

Exit mobile version