Site icon Telegrafi

Mustafa, Listës Serbe: S’ka dekret për Asociacionin

Kryeministri Isa Mustafa i ka thënë Listës Serbe se nuk ka dekret për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe që ata po e kërkojnë.

Kështu shefi i Qeverisë i është përgjigjur kërkesave të ministrave serb, Ljubomir Mariq dhe Dalibor Jevtiq, të cilët i kanë dërguar mesazh Qeverisë së Kosovës se do të duhet ta miratojë dekretin për themelimin e AKS-së, nëse ajo me të vërtetë dëshiron kthimin e serbëve në institucione, njofton Klan Kosova.

Sipas tij, serbët duhet t’i kthehen punës së rregullt në Qeveri për të shkruar statutin e Asociacionit, por ai assesi nuk do të bie pre e kushteve të tyre.

Exit mobile version