I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit Isa Mustafa, ndaj deklaratës së nënkryetarit i AAK-së, Pal Lekaj, i cili përmes rrjetit social Facebook ka sulmuar ashpër Kryeministrin, duke komentuar ultimatumin Marko Gjuriqit për krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe, sipas ligjeve të Serbisë.
Lekaj ka thënë se karrshi këtyre deklaratave “kryeministri i Kosovës po sillet si pulë e detit që nuk i dëgjohet zëri”.
Ndaj këtyre akuzave Mustafa ka thënë se “deklaratat e Gjuriqit janë nivel i Pal Lekajt dhe që të dy shërbehen me gjuhë rrugaçësh”, transmeton Telegrafi.
Postimi i plotë i Mustafës:
“Çfarë deklaron Gjuriqi, është nivel i Pal Lekajt. Të dy këta shërbehen me gjuhë rrugaqësh” (sic.), ka shkruar Mustafa. /Telegrafi/