Site icon Telegrafi

Mustafa: LDK do t’i analizojë rezultatet, pas certifikimit do të reflektojmë

Kryeministri në detyrë, njëherësh kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa i është drejtuar sot qytetarëve të Kosovës.

Mustafa në një postim në rrjetin social Facebook ka thënë se qytetarët kanë dhënë vendimin përmes zërit të kundërshtimit.

Lideri i LDK-së ka theksuar se partia e tij, e cila për herë të parë ka dalë e treta në zgjedhje, pas certifikimit të rezultateve  do të reflektojë mbi këto rezultate.

Lexoni të plotë postimin e Mustafës në Facebook:

“Ju e dhatë vendimin tuaj në këto zgjedhje. Mbi të gjitha mbizotëroi zëri i kundërshtimit. LDK në ditët në vijim do të analizojë dhe vlerësojë rezultatet e zgjedhjeve dhe do të reflektojmë në interes të anëtarësisë dhe të qytetarëve.  Vendimin do ta marrim edhe me deputetët pas certifikimit të rezultateve si dhe me partnerët e koalicionit.  Falënderoj të gjithë ata që ia dhanë besimin koalicionit tonë dhe kandidatit për Kryeministër, prof, Avdullah Hotit, i cili bëri një fushatë dinjitoze në të gjitha fushatë”.

Exit mobile version