Site icon Telegrafi

Mustafa: LDK pro reformës zgjedhore, por duhet konsensus

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa në takimin e thirrur nga presidenti Hashim Thaçi lidhur me reformat zgjedhore tha se është koha që të fillojnë të mendojnë dhe punojnë qartë lidhur me ndryshimet e nevojshme, në mënyrë që zgjedhjet lokale dhe ato qendrore t’i përgatisin me kohë.

Ai tha se LDK-ja është përkrahëse e reformave  dhe sipas tij ka një volum të punëve në këtë drejtim.

Lideri i LDK-së tha se reforma zgjedhore është në dobi të të gjithëve dhe duhet të gjendet një zgjidhje dhe konsensus për të gjithë çështjet.

Mustafa tha se duhet të trajtohen disa çështje, duke përfshirë atë të balotazhit, pragut zgjedhor, zgjedhjes së presidentit, çështjen se ministrat a mund ta mbajnë edhe pozitën e deputetit, etj. /Telegrafi/

Exit mobile version