Site icon Telegrafi

Mustafa: LDK ose e merr timonin e Qeverisë, ose shkon në opozitë

Kryeministri në dorëheqje, Isa Mustafa, në Rubikon të KTV-së ka bërë të ditur se në mungesë të një marrëveshjeje për bashkëqeverisje, ku timonin e udhëheqjes e merr LDK-ja, ata shkojnë në opozitë.

“Në asnjë rast”, ka ritheksuar kryeministri në dorëheqje, Isa Mustafa, i cili nuk bën asnjë lloj marrëveshje me PDK-në. “LDK-ja nuk ka vota as për Haradinajn e as për Kurtin kryeministër”.

Mustafa ka thënë se pas certifikimit të rezultateve, do të jenë të hapur për bisedime, mirëpo me asnjë kusht që LDK-ja t’i bashkohet ndonjë liste.

“Aty ku ka PAN nuk mund të ketë asnjë lloj marrëveshje”, ka thënë ai duke shtuar se PAN-i është fitues i humbjes.

Exit mobile version