Kryeministri i vendit, njëherësh kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se “pjesëmarrja masive e qytetarëve në shënimin e përvjetorit të 27-të themelimit të Degës së III në Prishtinë, është dëshmi e primatit politik të LDK-së në kryeqytet dhe në krejt Kosovën”.
“LDK-ja e konfirmon mbështetjen e qytetarëve me aktivitete publike e nuk i var shpresat në sondazhe të porositura”, ka shkruar Mustafa në Facebook, transmeton Telegrafi.
“Përkrahja për LDK-në buron nga puna, besimi, përkushtimi, programet, orientimi perëndimor, kredibiliteti e vizioni i saj.
Andaj, LDK-ja do t’i fitoj zgjedhjet e sivjetme lokale në Prishtinë, ashtu si në komunat tjera, në mënyrë që t’i vazhdojë projektet e ndërprera gjatë 4 vjetëve të fundit”, ka shkruar Mustafa. /Telegrafi/