Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pas deklarimeve që pati sonte pas takimit me kryesinë e partisë së tij, ka konfirmuar se LDK do të realizojë fuqishëm rolin e saj opozitar për t’i kontribuar procesit të dialogut me Serbinë.
Mustafa, përmes një postimi në Facebook, ka sqaruar se “LDK nuk do të bëhet pjesë e ekipeve të improvizuara dhe jolegjitime, sepse dialogu kërkon qasje shumë serioze dhe vendime që mund t’i marrin vetëm ata që kanë përkrahje të qytetarëve”.
Postimi i plotë i Mustafës:
“Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së LDK-së rikonfirmuam qëndrimin tonë për dialogun. LDK përshëndetë dhe mirëpret përkrahjen e Presidentit Trump si dhe atë të BE-së për dialogun. LDK do të realizojë fuqishëm rolin e saj opozitar për t’i kontribuar këtij procesi. LDK nuk do të bëhet pjesë e ekipeve të improvizuara dhe jolegjitime, sepse dialogu kërkon qasje shumë serioze dhe vendime që mund ti marrin vetëm ata që kanë përkrahje të qytetarëve”, ka shkruar Mustafa. /Telegrafi/