Telegrafi

Mustafa: LDK-ja do të qeveris më së miri

Të pranishmëve iu drejtua kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i cili tha se në zgjedhjet e ardhshme nuk do të ketë abuzim të votës si më parë dhe se fitorja do të jetë e LDK-së.

“Fitorja juaj dhe fitorja jonë janë zgjedhjet e drejta, parimore, zgjedhjet në të cilat nuk do të ketë abuzim të votës, zgjedhje në të cilat qytetari do të vendos se kush do ta qeverisë Kaçanikun dhe kush do ta qeverisë Kosovën, dhe unë jam shumë i bindur se nëse arrijmë atë dhe marrim këtë fitore, atëherë LDK-ja do të jetë ajo që do të fitojë, sepse LDK-ja ka votën e qytetarit, sepse LDK-ja ka qeverisur më së miri dhe do të qeverisë më së miri dhe se LDK-ja do ta merr përgjegjësinë para qytetarëve që të qeverisë ashtu siç kërkojnë qytetarët, të qeverisë në të mirë të tyre, në dobi të tyre, në dobi të Kosovës dhe integrimeve të Kosovës në Bashkimin Evropian”, theksoi Mustafa, transmeton KP.

Ai shtoi se LDK-ja po reformohet në një parti të profilizuar me program të qartë politik të qendrës së djathtë, e cila është pranuar edhe në familjen popullore evropiane duke marrë përkrahjen e tyre. /Telegrafi/