Site icon Telegrafi

Mustafa: Kushtetuesja e ka thënë qartë, çdo parti që siguron shumicën mund ta formojë Qeverinë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se qeverinë mund ta formojë secila parti që siguron shumicën. Sipas tij edhe kryetari i LVV-së, Albin Kurti, ka dhënë një interpretim të tillë kur ka deklaruar se ‘i pari nuk është mbret’.

“Është e qartë se Gjykata Kushtetuese ka thënë se qeverinë mund ta bëjë edhe partia e dytë, e tretë, apo e katërt, çdo subjekt i cili mund ta siguroj shumicën në Kuvend. Kështu e ka interpretuar edhe Z, Kurti në vitin 2014, ai ka thënë se kushdo që del i pari nuk është mbret, nuk është ai sovrani i cili nuk mund ti lëshoj rrugë askujt”, tha Mustafa.

Duke ju referuar mos përgjigjes së Lëvizjes Vetëvendosje në 5 letrat e presidentit Thaçi, Mustafa ka thënë që kjo tregon se partia e Albin Kurtit nuk është e interesuar ta bëjë qeverinë.

“Askush nuk mund ta shfrytëzojë një afat kohorë pa kufi. Sepse megjithatë duhet të ekzistojë një kufi që partia që ka dalë e para, të reflektojë dhe ta jep kandidatin për kryeministër. Fakti që partia e parë abstenon ose në një formë heq dorë për ta dorëzuar mandatarin fletë se ajo parti nuk është e interesuar ta bëjë qeverinë”, tha ai në rtv 21.

 

 

Exit mobile version