Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Mustafa me këtë rast tha se festa e Kurban Bajramit është një festë që na bashkon dhe i lutet Zotit për paqe, prosperitet dhe mirëqenie.
Ai tha se duhet sakrificë e përbashkët në mënyrë që njerëzimi dhe vendi jonë të bëhet më mirë.
Ai nga selia e Bashkësisë Islame ka vlerësuar lartë rolin e BIK-ut në edukimin dhe tolerancën që kjo bashkësi ka treguar.