Site icon Telegrafi

Mustafa i kundërpërgjigjet Haradinajt për zëvendësministrat

Ish- kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit aktual Ramush Haradinaj i cili tha se qeveria e kaluar ka pasur numër më të madh të zëvendësministrave sesa qeveria aktuale.

Mustafa në reagimin e tij thekson se qeverisja e kaluar ka pasur 47 zëvendësministra duke i quajtur të pavërteta deklaratat e Haradinajt.

Reagimi i Mustafës

Duhet të reagoj për një të pavërtetë, që lexova se Kryeministri Haradinaj e kishte thenë në Kuvend, se Qeveria ime ka pasur më shumë zv. Ministra.

Numri maksimal në çdo periudhë të Qeverisë time nuk ka kaluar 47 zv. ministra. Edhe kjo ka qenë shumë. /kp/

 

Exit mobile version