Telegrafi

Mustafa: Kryesia e LDK-së ka diskutuar për përgatitjet për zgjedhje, nuk është folur për kandidatin për kryeministër

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, sot ka mbajtur mbledhje me kryesinë e vjetër të këtij subjekti. Mbledhja është mbajtur një ditë para se të mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, në një deklaratë dhënë Telegrafit ka thënë se në këtë mbledhje është diskutuar për përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshme.

I pyetur nëse është diskutuar për kandidatin për kryeministër, Mustafa ka mohuar këtë.

“Sot kryetari Mustafa ka mbajtur takim me bashkëpunëtorë për të diskutuar parapërgatitjet për zgjedhjet e përgjithshme. S’ështe diskutuar asnjë emër apo temë tjetër. Nesër mblidhet edhe Këshilli i Përgjithshem ku do të diskutohet tema e njëjtë”, ka thënë Mustafa./Telegrafi/