Site icon Telegrafi

Mustafa: Kryeministër Hoti, të priftë e mbara

Foto: Arkiv

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka përshëndetur votimin e Qeverisë Hoti.

Mustafa ka thënë se sot është një ditë e madhe për Kosovën, transmeton Telegrafi.

“Kosova zgjodhi Qeverinë e re me Kryeministër, Avdullah Hoti. Urime zotni Kryeministër. Urime qytetarë të Republikës së Kosovës. Urime LDK, AAK, Nisma, AKR, parti parlamentare që përfaqësoni komunitetet joshumicë. Urime deputetë që votuat pa hezituar dhe pa u frikësuar. Vota juaj do ta shpëtojë Kosovën. Sot përcollëm një ekspoze të qartë, konkrete me orientime vizionare të Kryeministrit tonë. Të njeriut me tipare humane, me dije të thella shkencore; i thjeshtë dhe i afërt me njerëz”, ka shkruar ai.

Kreu iLDK-së, ka thënë se Hoti  ka apeluar për ura bashkëpunimi.

“Nuk e ofendoi askënd; apeloi për ura bashkëpunimi; reflektoi vullnet të paskajshëm për familjen evropiane dhe euroatlantike. Zotni Kryeministër, të priftë e mbara së bashku me kabinetin tuaj të mrekullueshëm”, vijon shkrimi i tij.

Ndryshe, me 61 vota pro, 24 kundër dhe 1 abstenim sot në Kuvendin e Kosovës është votuar Qeveria Hoti. /Telegrafi/

Exit mobile version