Kryeministri Isa Mustafa tha të hënën se qytetarët e Kosovës e shohin veten pjesë të familjes evropiane edhe pse janë vendi i vetëm në Ballkan që ka mbetur i izoluar.
Mustafa këtë komente i bëri në konferencën e organizuar nga KFOS “Ecje në për akull: Kushtëzime, sfida dhe reforma drejt BE-së”.
Kreu i ekzekutivit ka folur edhe për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit.
I pyetur se a trajtohet Kosova si shtet me këtë marrëveshje, ai tha ““Unë e kam nënshkruar si kryeministër dhe kjo nënkupton si shtet”. /Telegrafi/