Site icon Telegrafi

Mustafa: Kosova shembulli më i avancuar rajonal në trajtimin e minoriteteve

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim komisioneren e lartë të OSBE-së për çështje të minoriteteve, Astrid Thors.

Gjatë takimit u bisedua për të arriturat në Kosovë dhe aspekte të ndryshme që lidhen me minoritetet.

Kryeministri Isa Mustafa e njoftoi për progresin e gjithanshëm në vend si dhe respektimin e plotë të të drejtave të komuniteteve pakicë nga shteti dhe shoqëria kosovare.

Pasi theksoi përkushtimin e Qeverisë në këtë drejtim, kryeministri Mustafa tha se Kosova mbetet shembull rajonal dhe më gjerë, për trajtimin e minoriteteve duke theksuar vlerat e multietnicitetit dhe të tolerancës që e karakterizojnë Republikën e Kosovës.

Komisionerja Astrid Thors vlerësoi të arriturat në Kosovë dhe u interesuar për procese të ndryshme që lidhen me minoritetet si dhe aspekte të tjera të zhvillimeve në vend./Telegrafi/

Exit mobile version