Telegrafi

Mustafa: Pas sulmeve në Bruksel, Kosova ka shtuar masat e sigurisë

Kryeministri i  Kosovës, Isa Mustafa, nga foltorja e Kuvendit të Kosovës, ka theksuar se në emër të Qeverisë së Kosovës e shpreh dhimbjen dhe keqardhjen për ngjarjet terroriste që ndodhen në Bruksel.

Sipas tij, Kosova ka shprehur interesimin që të jetë pjesë e aleancës globale kundër terrorizmit, kundër radikalizmit, ku sipas tij, më këto veprime po rrezikohet paqja dhe demokracia në botë.

“Kosova ka treguar përkushtimin e saj që ta ruaj paqen dhe që të jetë pjesë e luftës kundër çdo veprimi të keq, të ndërtoj raporte të mira ndëretnike dhe ndërfetare. Unë ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që të jemi pjesë e këtij përkushtimi. I ftoj të gjithë qytetarët tanë që janë në fronte të luftës, të dalin nga këto fronte, fronte të cilat janë në dëmin të vetës së tyre, viktimave atje dhe mund ta ketë dëm edhe në vendin tonë. Organet e sigurisë së Kosovë po i marrin të gjitha masat që ta shtojnë sigurinë në vend. Kërkoj bashkëpunim të të gjithë qytetarëve tonë, që ta shtojmë sigurinë në vend, duke qenë kështu pjesë e sigurisë globale”, ka thënë Mustafa. /Telegrafi/