Tashmë gjithçka është gati për mbledhjen e nesërme të dy qeverive shqiptare, Kosovë-Shqipëri, që do të mbahet në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, transmeton Telegrafi.
Kryeministri Mustafa, përmes një postimi në facebook, i ka publikuar fotografitë hollit të Bibliotekës, ku do të mbahet mbledhja.
“Kosova dhe Shqipëria po ecin drejt ardhmerisë evropiane. Nesër do të bëjmë edhe një hap të përbashkët. IM” (sic), ka shkruar Mustafa. /Telegrafi/