Site icon Telegrafi

Mustafa: Klaus Kinkel do të kujtohet nga qytetarët e Kosovës

Me rastin e vdekjes të ish-ministrit të Jashtëm gjerman, Klaus Klinkel, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se me dhimbje e ka marr lajmin për vdekjen e mikut të Kosovës.

Mustafa tha se Klinkel dha një kontribut të jashtëzakonshëm në zgjidhjen e konfliktit të Kosovës gjatë viteve të 90-ta, prandaj vdekja e tij na pikëlloi shumë.

“Ai përveç se do të mbahet mend për politikën në Gjermani, do të kujtohet edhe nga qytetarët e Kosovës për mbështetjen që i dha qytetarëve tanë për lirinë.

Në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës ju shpreh ngushëllime të gjithë qytetarëve gjerman”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të Mustafës. /Telegrafi/

Exit mobile version