Kryeministri Isa Mustafa njoftoi deputetët në lidhje me kontestet që Kosova ka në Gjykatën e Arbitrazhit.
Mustafa përmendi rastin e pasaportave ku shtypshkronja austriake e kishte paditur Qeverinë në Gjykatën e Arbitrazhit dhe që është dënuar me 5 milionë e 300 mijë eurosh.
Sipas Mustafës Qeveria e Kosovës është ankuar në Gjykatën e Apelit dhe tashmë pritet një vendim për këtë çështje.
Rasti i dytë sipas Mustafës e që është ndërmjet Dardaphone dhe Telekomit të Kosovës ku kjo çështje është dërguar në Gjykatën e Arbitrazhit.
Ky proces sipas tij deri në fund të dhjetorit do të bëhet publik vendimi nga Gjykata.
Mustafa tha se Telekomi beson se padia e Dardaphone do të refuzohet.
Mustafa ka treguar edhe për procesin e shitjes së PTK-së ku kompania AXOS e ka paditur Qeverinë në Arbitrazh.
“Kompania ‘Patenbox’ do të dërgojë përgjigjet për ‘AXOS’ ndërsa Qeveria do të angazhohet për të mbrojtur sa më mirë këtë cështje. Ky problem është i trashëguar dhe se jam i bindur se do të fitojmë”.
Mustafa kërkoi që në seancë të mos bëhet debat për AXOS-in por secili që dëshiron mund t’i shikojë dosjet në Ministrinë përkatëse.