Telegrafi

Mustafa kërkon përkrahjen e Italisë në proceset euro-integruese

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti drejtorin për Ballkanin në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Italisë, Andrea Orizio.

Gjatë takimit, kryeministri Mustafa e njoftoi për progresin në Kosovë dhe prioritetet e Qeverisë për zhvillim ekonomik e integrime evropiane.

Duke folur për hyrjen në fuqi të MSA-së, kryeministri Mustafa kërkoi mbështetjen e Italisë edhe në proceset tjera integruese evropiane, duke përfshirë liberalizimin e vizave.

Drejtori për Ballkanin në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Italisë, Andrea Orizio, vlerësoi të arriturat në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e Italisë.

Gjatë takimit u bisedua edhe për proceset tjera aktuale në Kosovë dhe rajon.  /Telegrafi/