Site icon Telegrafi

Mustafa kërkon ndihmën e BE-së, për të ndaluar hyrjet ilegale të Gjuriqit

Për vizitën e shefit të Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i cili ka hyrë në Kosovë pa lejen e institucioneve të Kosovës, kryeministri Isa Mustafa theksoi se veprimet e Gjuriqit janë veprime shumë të ulëta, sepse, sipas tij, nuk hyhet në një shtet në mënyrë ilegale.

“Më pengon pak, të merremi ne tani me Gjuriqin në këtë ngjarje kaq të rëndësishme. Andaj, për neve totalisht është i parëndësishëm. Nndërsa veprimet e tij janë veprime shumë të ulëta, sepse nuk hyhet në një vend në mënyrë ilegale. Ne do të kërkojmë nga Bashkimi Evropian që mos të lejoj më sjellje të tilla”, tha Mustafa, gjatë hapjes së Qendrës Tregtare “Elkos” në Ferizaj.

Ndërsa, shefja e BE për Kosovë, Natalya Apostolova ditë më parë kishte kritikuar Qeverinë për neglizhencë të emërimit të ministrit të ri në Ministri të Integrimeve, për këtë kryeministri tha se do ta kenë shumë shpejt propozimin dhe do të kryhet emërimi për ministrin e ri./Telegrafi/

Exit mobile version