Telegrafi

Mustafa: Kemi rritur numrin e grave në kryesinë e LDK-së

Lidhja Demokratike Kosovës ka zgjidhur sot kryesinë e re të partisë.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, para mediave ka thënë se kanë rritur numrin e anëtarëve në kryesi.

Mustafa tregoi se cilët janë anëtarët e kryesisë, duke shtuar së kanë rritur numrin e grave në kryesi.

Lexo po ashtu Përfundon mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, zgjidhet kryesia e re por nuk diskutohet për koalicione

“Pjesë e kryesisë janë: Agim Veliu, Kujtim Shala, Lutfi Haziri, Vjosa Osmani, Gazmend Muhaxheri, Haki Rugova, Ismet Beqiri, Imri Ahmeti, Anton Quni, Hikmete Bajrami, Avdullah Hoti, Muharrem Sfarqa, Sokol Haliti, Vlora Dumoshi, Lumir Abdixhiku, Brikena Krasniqi, Valon Murtezi, Fadil Krasniqi, Rrezarta Krasniqi, Arban Abrashi, Mirjeta Kalludra, Besian Mustafa, Florian Dushi, Selim Kryeziu, Mybera Mustafa, Safet Kamberi, Lutfi Zharku, Lirije Kajtazi dhe Fidan Rekaliu”, ka thënë Mustafa transmeton Telegrafi.

Ai ka thënë se në mbledhje nuk kanë biseduar për koalicione parazgjedhore, ai ka shtuar se parimisht janë që të shkojnë të vetëm në zgjedhje.

Mustafa ka bërë të ditur se nesër në ora 11:oo do të mbajnë mbledhje kryesia e LDK-së. /Telegrafi/