Site icon Telegrafi

Mustafa: Kemi realizuar 90 për qind të premtimeve

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, në hapje takimit të Këshillit të Përgjithshëm të partisë, ka thënë se 90 për qind e programit të premtuar në fushatën elektorale, është realizuar.

Sipas tij, punë të konsiderueshme janë bërë në fushën e zhvillimi ekonomik, integrimeve evropiane, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, arsimit dhe shëndetësisë, “të cilat kanë qenë pika kryesore dhe prioritare të Qeverisë”.

“Janë arritur rezultate në konsolidimin dhe zhvillimin e pushtetit lokal. Jemi të interesuar këto rezultate t’i thellojmë, sepse nga këto përfitojnë qytetarët. Jemi të interesuar që deputetët, kryetarët e komunave dhe këshilltarët komunalë, t’i realizojnë premtimet sipas afatit të marrë nga qytetarët e Kosovës. Ne kemi përgjegjësi ta qeverisim vendin. Këtë përgjegjësi duhet ta realizojmë në të gjitha nivelet”, ka shtuar Mustafa. /Telegrafi/

Exit mobile version