Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, pas fjalës në takimin e Këshillit të Përgjithshëm të partisë, ka thënë se LDK do të punojë fuqishëm në realizmin e orientimeve të saj të përgjithshme dhe adresimin e sfidave eventuale.
Lidhur me kandidaturat për kryetarë komunash dhe këshilltarë komunal, duke u bazuar në Programin Politik, Mustafa përmes një postimi në Facebook, thotë se LDK do të kandidojë personalitete që kanë besimin dhe përkrahjen e plotë të LDK-së, që kenë autoritet dhe përkrahje të qytetarëve, të jenë njerëz me të kaluar të pastër, pa afera korruptive dhe të pa inkriminuar në veprime joligjore, transmeton Telegrafi.
Postimi i plotë i Mustafës:
Të dashur qytetarë,
Po zhvillojmë mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.
Në fjalën time theksova orientimet kryesore për Platformën Zgjedhore për Zgjedhjet Lokale 2017.
LDK do të punojë fuqishëm në realizmin e orientimeve të saj të përgjithshme dhe adresimin e sfidave eventuale.
Lidhur me kandidaturat për kryetarë komunash dhe këshilltarë komunal, duke u bazuar në Programin Politik, LDK do të kandidojë personalitete që kanë besimin dhe përkrahjen e plotë të LDK-së, që kenë autoritet dhe përkrahje të qytetarëve, të jenë njerëz me të kaluar të pastër, pa afera korruptive dhe të pa inkriminuar në veprime joligjore.
Orientimet programore do të bazohen në projekte konkrete në funksion të zhvillimit ekonomik lokal, ndërtimit të një sistemi arsimor gjithëditor, shëndetësi më të avancuar familjare, qeverisje efektive, politika rinore e sociale, infrastrukturë…” (sic.), ka shkruar Mustafa. /Telegrafi/