Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka pyetur se, a ka qeveria në detyrë përgjigje se si do t’i mbjellin arat e tyre bujqit, kur ata nuk guxojnë të dalin nga shtëpia në këtë kohë të pandemisë.
Mustafa në një postim në rrjetin social Facebook, ka po ashtu ka pyetur se, kemi hequr dorë nga tokat tona.
“A ka Qeveria në detyrë përgjigje, si do t’i mbjellin arat e tyre bujqit, kur ata nuk guxojnë të dalin nga shtëpia?
Apo kemi hequr dorë nga tokat tona!”, pyet Mustafa.
Po ashtu, Mustafa ka thënë se vendimet që kryeministri në detyrë i lexoi mbrëmë në “natën historike” përmes ministrit të Shëndetësisë, janë shqetësuese dhe kapërcejnë çdo kufi të një shteti demokratik. /Telegrafi/