Site icon Telegrafi

Mustafa: Jo zgjedhje serbe në Kosovë, Daçiq e Vuçiq kishin leje

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa është shprehur se në Kosovë nuk do të ketë zgjedhje serbe por do të ketë vetëm grumbullim të votave nga ana e OSBE-së.

Mustafa që këto komente i bëri gjatë vizitës në komunën e Mamushës ku ka thënë se nuk do të lejohen vizitat e zyrtarëve serbë pa lejen e autoriteteve të Kosovës.

Ai ka shtuar se si Daçiq ashtu edhe Vuçiq kanë hyrë në Kosovë me leje dhe me afat të caktuar ndërsa për Vojsllav Sheshel ka thënë se është shpallur person i pa dëshiruar.

Exit mobile version