Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se LDK i është bërë halë në sy atyre që u mbetet merak të vendosin për LDK-në.
Mustafa në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se LDK është gjithnjë një hap përpara se të tjerët.
Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:
“LDK manovra.. LDK e shtyri në listë….LDK e nxori nga lista.. LDK e LDK gjithnjë në trend. E… LDK vendos vet! Shihet qartë se LDK është strumbullari i aktualiteteve, por edhe halë në sy e atyre që u mbetet merak të vendosin për LDK-në.
LDK është gjithnjë një hap përpara! Më e demokratizuar, më e hapur, e pakorruptuar e aftë të qeverisë me vendin. Pikë!”. /Telegrafi/