Kryeministri në largim, Isa Mustafa, ka thënë se qeverisja e tij ia ka hapur dyert Kosovës në botë pas shumë vitesh.
Ai ka përmendur çmimin si “Qeveria më e mirë në Evropën Juglindore” për të shtuar se kandidati i LDK-së për kryeministër Avdullah Hoti, nëse fiton zgjedhjet e ardhshme “do të vazhdojë me fuqizimin e imazhit të Kosovës në botë”.
Ky është postimi i Mustafës në Facebook:
Ia hapëm dyert Kosovës në botë, pas shumë vitesh.
Na mirëpritën në SHBA, në Gjermani, në Mbretërinë e Bashkuar, në Francë, në vendet tjera të BE-së dhe më gjerë.
Morëm vlerësimet më të larta nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore.
Morëm Çmim si “Qeveria më e mirë në Evropën Juglindore” në Forumin Botëror të Investitorëve.
Koalicioni LDK, AKR, Alternativa… me kryeministër Avdullah Hotin, garanton fuqizimin e mëtejmë të imazhit të Kosovës në botë dhe orientimin euroatlantik të shtetit tonë.