Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa të hënën bëri homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, ndërsa tha se vepra dhe sakrifica e familjes Jashari kanë hyrë në histori.
Ai tha se vlerëson veprën historike të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij.
“Sakrifica e tyre për mbrojtjen e pragut të shtëpisë, vepër meriton respekt të veçantë nga të gjithë ne dhe para së cilës ne përkulemi të gjithë”, ka shtuar Mustafa. /Telegrafi/