Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka takuar kryesinë dhe kryetaret e degëve të Forumit të Gruas së LDK-së, të udhëhequr nga kryetarja e Forumit të Gruas, Lirije Kajtazi.
Sipas njoftimit për media në këtë takim u diskutua për proceset aktuale nëpër të cilat po kalon vendi, të karakterizuar me qeverisjen siç thuhet në njoftim skandaloze dhe shkeljen e Kushtetutës nga koalicioni PAN.
U vlerësua lart roli i grave në jetën politike dhe shtetërore të vendit sidomos roli dhe kontributi i tyre në LDK.
“Gratë në LDK kanë ndihmuar në të gjitha zhvillimet politike dhe kanë qenë faktor në zhvillimin e demokracisë së brendshme partiake”, ka thënë kryetari Mustafa./Telegrafi/