Site icon Telegrafi

Mustafa: Gjatë tri viteve ka pasur zbutje të papunësisë

Qeveria e Kosovës ka arritur të krijojë një ambient të favorshëm për bërje biznes, arritja e marrëveshjes me Bashkimin Evropian për qasje në fondet e BE-së, rangimi i Kosovës në vendin 60 në raportin e Bankës Botërore, janë këto disa të arritura që kryeministri, Isa Mustafa i tha në takimin e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik.

Ai po ashtu tha se gjatë tre viteve ka pasur zbutje të papunësisë. Mustafa është shprehur i bindur se edhe këtë vit do të ketë rritje ekonomike të mbi 4%.

Në këtë takim për herë të parë po marrin pjesë edhe Forumi i Grave në Biznes. /Telegrafi/

Exit mobile version