I pari i LDK-së, Isa Mustafa i është gëzuar lirimit të ish-komandantit të UÇK-së, Sylejman Selimit,
“Më gëzoi lajmi për lirimin e gjeneral Sylejman Selimi. Gjeneral Selimi dha një kontribut të veçantë në luftë dhe në paqe. Gjeneral, të uroj shëndet”, ka shkruar Mustafa.
Ndryshe, ish-komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi ëthë liruar sot me kusht, dhe ai do të jetë nën mbikëqyrje të Shërbimit Sprovues të Kosovës deri më 30 tetor të vitit 2020. /Telegrafi/