Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, u ka dërguar letër krerëve të partive politike, përmes së cilës i fton ata në një tryezë, ku do të dakordoheshin për datën e zgjedhjeve të parakohshme.
Në letrën e dërguar nga i pari LDK-së thuhet është në interesin më të mirë të qytetarëve që partitë politike të arrijnë koncensus lidhur me temat e rëndësishme nacionale, shkruan Telegrafi.
“Parimet që duhet ndjekur në adresimin e këtyre temave, pavarësisht kush qeverisë si dhe përgatitjet e nevojshme për organizmin e zgjedhjeve të parakohshme të lira dhe demokratike për të nxjerrë një qeveri stabile të një shumice”, thuhet në letrën e Mustafës dërguar sot partive politike në vend”, thuhet në këtë letër.
Më poshtë mund ta lexoni letrën e plotë të Mustafës dërguar liderëve të partive politike. /Telegrafi/