Kryeministri i vendit, Isa Mustafa ka shkruar të martën se fryma e Lidhjes Demokratike të Kosovës, që nga fillimi është shtetformuese dhe institucionaliste.
Ai në rrjetin social Facebook shkruan se njerëzit e LDK-së punojnë dhe do të punojnë për vlerat e LDK-së dhe shtetin e Kosovës.
Lexoni të plotë postimin e tij:
“Fryma e Lidhjes Demokratike të Kosovës, që nga fillimi, është shtetformuese dhe institucionaliste. Njerëzit e LDK-së punojnë dhe do të punojnë për vlerat e LDK-së dhe shtetin e Kosovës” (sic). /Telegrafi/