Site icon Telegrafi

Mustafa falënderon pjesëmarrësit në dasmën e djalit të tij

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, përmes një postimi në Facebook, ka komentuar lidhur me martesën e mbrëmshme të djalit të tij, Besnikut.

Ai ka thënë se sot është “një ditë e bukur sot, me diell sikur një urim për lidhjen martesore të Besnikut me Editën”.

Postimi i Mustafës në Facebook:

Një ditë e bukur sot. Me diell. Si një urim për lidhjen martesore të Besnikut me Editën.

Mbrëmë dhe dje kaluam qaste të paharruara me miqtë, shokët, familjarët, të cilët e nderuan familjen time.

Ata që i njihja si shokë të shkollës, të lagjes e të punës, të Arbenit, Afërditës e Besnikut, mbrëmë i takova si familjarë; të rinj që kanë bërë emër në punën dhe profesionet e tyre, por që silleshin me dashurinë dhe afërsinë e kultivuar . U gëzova ashtu siç gëzohem për fëmijët e mi.

Faleminderit të gjithëve!”, ka shkruar Mustafa në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version