Telegrafi

Mustafa: Edhe pas 20 vitesh kërkojmë drejtësi për vrasjen e Xhemajl Mustafës

Në 20 vjetorin e vrasjes, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka përkujtuar veprimtarin e LDK-së, Xhemajl Mustafa.

“Sot, bëhen 20 vjet nga vrasja makabre e njërit nga themeluesit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, intelektualit dhe shkrimtarit, Xhemajl Mustafa.

Xhemajl Mustafa i takon plejadës së veprimtarve që nuk kursyen asgjë nga vetja e tyre për ta jetësuar ëndrrën shekullore për liri, shtet e pavarësi. Ky trinom ishte motivi që e mbajti gjallë punën dhe angazhimin e pashoq të njeriut të urtë e fjalëpak, deri më datën 23 nëntor të vitit 2000, kur u qëllua për vdekje nga njerëz që iu pengonte angazhimi kombëtar i Xhemajl Mustafës”, ka shkruar Mustafa.

I pari i LDK-së ka thënë se pas 20 vitesh, familja e intelektualit dhe e guximtarit, Xhemajl Mustafa, Lidhja Demokratike e Kosovës, miqtë dhe bashkëpunëtort e tij, kërkojnë drejtësi dhe vënien e kriminelëve para gjyqit.

“Lavdi jetës dhe veprës së, Xhemajl Mustafës!” , u shpreh Mustafa. /Telegrafi/