Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, i ka ftuar përfaqësuesit e Prishtinës dhe Beogradit në një takim të nivelit të lartë – në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve – më 24 janar në Bruksel.
Në një njoftim të zyrës së Mogherinit thuhet se “zhvillimet e ditëve të fundit kanë shtruar nevojën e një përkushtimi dhe angazhimi të shtuar nga të dyja palët në bisedime. Përparimi në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbetet i një rëndësie të madhe për të dyja palët, për Bashkimin Evropian deh Ballkanin perëndimorë në tërësi”.
Convening the Dialogue next tuesday in Brussels: tensions show need for increased commitment by #Serbia and #Kosovo https://t.co/B5yb9Am70V
— Federica Mogherini (@FedericaMog) January 19, 2017
E pyetur nga televizioni Tribuna Channel, kryenegociatorja Edita Tahiri thotë se nuk është në dijeni për një gjë të tillë. /Telegrafi/