Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini ka bërë të ditur se ajo ka ftuar kryeministrin e vendit Isa Mustafën dhe atë të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në raundin e ardhshëm të bisedimeve në Bruksel.
Siç është shprehur Mogherini ky takim është në interes të qytetarëve të Serbisë dhe Kosovës, si dhe të gjithë rajonit.
“Unë sapo u ktheva nga Forumi Ekonomik Botëror në Davos, i cili ishte një mundësi e mirë për takime dypalëshe me udhëheqësit e organizatave ndërkombëtare dhe vendore. Forumi i këtij vitit ishe më i dobishëm në prag të inaugurimit të presidentit të SHBA-së, disa muaj pas Brexit-it”, tha Mogherini shkruajn mediat serbe, transmeton Telegrafi.
Takimi i dy kryeministrave atij të Kosovës dhe Serbisë do të mbahet më 24 janar./Telegrafi/