Site icon Telegrafi

Mustafa e Veseli u takuan me sekretarin e OSBE-së, folën për Demarkacionin e Asociacionin

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe kryeparlamentari Kadri Veseli, janë takuar me sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së, ambasadorin Lamberto Zannieri.

Mustafa e Veseli kanë falënderuar ambasadorin Lamberto Zannier, për mbështetjen e vazhdueshme të Misionit të OSBE-së për Kosovën.

Gjatë takimit, kryeministri Mustafa theksoi përkushtimin e Kosovës për avancimin e proceseve eurointegruese dhe zhvillim të mëtejmë ekonomik.

Ndërkaq, Veseli e ka konsideruar të nevojshme vazhdimin e bashkëpunimit me këtë mision, në funksion të forcimit të mëtejmë të demokracisë dhe ofrimit të asistencës në shumë sfera.

Veseli e ka njohur Zannierin edhe me zhvillimet aktuale në vendin tonë, me theks të veçantë për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, duke e konsideruar të rëndësishme ratifikimin e marrëveshjes.

Lidhur me Asociacionin i komunave me shumicë serbe, kryeparlamentari Veseli tha se ai do të themelohet në pajtim me Kushtetutën dhe mendimin e Gjykates Kushtetuese

Sekretari i përgjithshëm i OSBE-së, ambasadori Lamberto Zannieri, vlerësoi progresin në Kosovë si dhe të arriturat e deritashme të Kosovës, si dhe konfirmoi përkushtimin e misionit të OSBE-së për të vazhduar mbështetjen për institucionet e Kosovës edhe në të ardhmen./Telegrafi/

Exit mobile version