Telegrafi

Mustafa e Shala ngushëllojnë familjen Shehu

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka ngushëlluar familjen Shehu dhe qytetarët e Kosovës, pas ndarjes nga jeta të aktorit të madh, Hadi Shehu.

Në telegramin e Kryeministrit Isa Mustafa thuhet:

E nderuara Familje Shehu,

Me dhimbje mësova lajmin për ndarjen nga jeta të aktorit të madh të Kosovës, Hadi Shehut.

Hadi Shehu ishte një artist i madh i skenës kosovare, humbja e të cilit do të lerë zbraztësi të madhe për familjen, për miqtë, për teatrin dhe filmin, si dhe për jetën artistike e kulturore të Kosovës në përgjithësi.

Hadi Shehu do të përkujtohet gjithnjë për pasurinë e madhe artistike që i ka lënë Kosovës, gjatë punës së tij prej disa dekadash.



E nderuara Familje Shehu, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal, Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe tuajën dhe të tërë Kosovës.



Gjithashtu, edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Shala ngushëllon familjen e Hadi Shehut.

Më poshtë ua sjellim letrën e ngushëllimit të ministrit Shala:

E nderuar familja Shehu,

Me pikëllim morëm lajmin për ndarjen nga jeta e të dashurit tuaj dhe aktorit tonë të mirënjohur, Hadi Shehut.

Ndarja nga jeta e aktorit Shehu është humbje e madhe për familjen, miqtë, artin dhe kulturën shqiptare, për teatrin dhe filmin e Kosovës, ku Hadiu kontribuoi me devotshmëri dhe la gjurmë të pashlyeshme.

Hadi Shehun dhe puna e tij e palodhshme, janë trashëgimi e vlefshme për artin dhe kulturën e tonë, andaj edhe kujtimi për të do të jetë i përhershëm.

E nderuar familja Shehu, miq të Hadiut, pranoni ngushëllimet e mia për humbjen tuaj të madhe.