Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, e ka përshëndetur vendimin e Qeverisë Hoti për shfuqizimin e masës së reciprocitetit ndaj Serbisë.
Kreu i LDK-së, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Qeveria Hoti dëshmoi përkushtimin e saj për partneritet strategjik me SHBA dhe BE.
“Pritet që hapa të njëjtë të ndërmerr edhe Serbia; të tregojë se a është vërtetë e interesuar për dialog që i kontribuon paqes dhe stabilitetit në rajon dhe me gjerë”, ka shkruar Mustafa.
Postimi i plotë i Mustafës:
ka shkruar Musrafa. /Telegrafi/“Vendimi i sotëm i Qeverisë Hoti për heqjen e të gjitha pengesave për dialog që qon në njohje reciproke ndermjet Kosovës dhe Serbisë, është vendim i guximshëm.
Qeveria Hoti dëshmoi përkushtimin e saj për partneritet strategjik me SHBA dhe BE.
Pritet që hapa të njëjtë të ndërmerr edhe Serbia; të tregojë se a është vërtetë e interesuar për dialog që i kontribuon paqes dhe stabilitetit në rajon dhe me gjerë.
Ndërkaq, të gjithë ne duhet të jemi unik dhe të përkrahim qeverinë që dialogu të jetë i suksesshem”, ka shkruar Mustafa.
Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme ka votuar për të hequr masat e reciprocitetit ndaj Serbisë. Këto masa u vendosën më 1 prill nga qeveria e kaluar e udhëhequr nga Albin Kurti.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha se me heqjen e reciprocitetit janë hequr pengesat për vazhdimin e dialogut me Serbinë. /Telegrafi/