Site icon Telegrafi

Mustafa e quan sukses të jashtëzakonshëm anëtarësimin e FFK-së në UEFA

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, së bashku me kryetarin e FFK-së, Fadil Vokrri, trajnerin e reprezentacionit të Kosovës, Albert Bunjaku dhe sekretarin e përgjithshëm të FFK-së, Eroll Salihu, pas kthimit në Kosovë nga Budapesti, ku u mbajt Kongresi i UEFA-së, janë pritur nga dhjetëra sportistë të rinj dhe qytetarë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”.

Në një prononcim për mediet, Mustafa ka theksuar se anëtarësimi në UEFA është sukses i jashtëzakonshëm për Kosovën, rininë dhe sportin kosovar.

Ai ka vlerësuar lartë punën e kreut të FFK-së, Fadil Vokrri, ministrit Kujtim Shala dhe delegacionit kosovar në Budapest, njofton kumtesa nga Qeveria.

“Anëtarësimi i Kosovës në UEFA është rezultat i punës së madhe që është bërë nga pala jonë si dhe përkrahjes së madhe të miqve ndërkombëtarë. Jemi shumë të lumtur që po kalojmë në procese të rëndësishme historike dhe po arrijmë rezultate kulminante të njëpasnjëshme”, tha Mustafa, duke premtuar përkrahje të mëtejshme për sportin kosovar.

Exit mobile version