Site icon Telegrafi

Mustafa: Duhet të mburremi me bizneset e grave, ato janë shumë të suksesshme

Forumi i Gruas i LDK-së mbështetur nga Fondacioni KAS ka mbajtur tryezën me gratë në biznes me temën “Roli i Kooperativave në zhvillimin e bizneseve”.

Lirije Kajtazi, kryetare e forumit të gruas së LDK-së, tha se Kosova ofron një legjislacion të mirë që ta krijojmë një ambient të mirë për funksionimin e këtyre kooperativave.

Kryeministri në detyrë i Kosovës dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa tha se meshkujve duhet t’iu vijë inati që femrat po punojnë edhe në kohë të pushimeve.

“Duhet me na ardh inati neve meshkujve që po punoni edhe në kohë të pushimeve. Kjo tregon përkushtimin tuaj ndaj punës. I njoftova miqtë se sa i përket legjislacionit e kemi të harmonizuar me legjislacionin evropian. Në bazë të analizës që këta kanë bërë janë ato probleme që edhe ne i kemi cek edhe më herët si është qasja në burimet e financimit, mungesa e stabilitetit politik dhe institucional, por që unë mendoj se asnjëherë stabiliteti institucional duhet të ndikojë në ekonominë e vendit”, tha Mustafa.

Sipas tij në fushën kundër luftës së krimit dhe korrupsionit duhet të punohet më shumë që investitorët e huaj të mos kenë frikë të vijnë në Kosovë.

“Ajo që është për t’u mburrur tek ne janë bizneset e grave, sepse ato janë shumë të suksesshme. Janë shumë të suksesshme, por që edhe më shumë duhet t’i nxisim”, tha Mustafa.

Exit mobile version