Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se beson se lufta e UÇK-së do të vërtetohet nga drejtësia ndërkombëtare si luftë e drejtë dhe e pastër.
Mustafa shkruan se luftëtarët e UÇK-së kanë luftuar për të mbrojtur popullin e Kosovës.
Këto komente i bëri përmes një postimi në Facebook, pasi u publikua njoftimi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar se ka ngritur aktakuzë ndaj presidentit të vendit, Hashim Thaçi dhe liderit të opozitës, Kadri Veseli.
“Besoj thellë se lufta e UÇK-së ishte dhe do të konfirmohet nga drejtësia ndërkombëtare si luftë e drejtë dhe pastër, se luftëtarët e UÇK-së luftuan për ta mbrojtur popullin e Kosovës nga terrori, likuidimi dhe gjenocidi serb”, shkruan Mustafa. /Telegrafi/