Site icon Telegrafi

Mustafa: Dita e Pavarësisë së SHBA-ve, moment kthese për historinë botërore

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka uruar Ditën e Pavarëisë së SHBA-së duke thënë se Kosova është një aleat pa rezerva i shtetit amerikan.

Mustafa në urim thotë se pa SHBA-në do të i pamundësohej edhe ekzistenca Kosovës, prandaj është shprehur falënderues

“Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës e uroj Qeverinë dhe popullin e SHBA-ve, për Ditën e Pavarësisë – 4 Korrikun.

Kjo ditë është moment kthese për historinë botërore dhe shënon arritjen e suksesshme të të gjithë atyre që i besuan idealit për liri, demokraci dhe paqe.

Për idealet e njejta populli i Kosovës u mishërua dhe kjo lidhje e përbashkët mes SHBA-ve dhe Kosovës e ka shndërruar Kosovën në aleatin e parezervë që SHBA-të e kanë sot dhe do ta kenë gjithmonë edhe në të ardhmen.
Shfrytëzoj rastin ta shpreh mirënjohjen e thellë për mbështetjen e paparë të SHBA-ve që e ka dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, dhe sot për zhvillimin e saj.

Pa mbështetjen e SHBA-së, çlirimi dhe vetë ekzistenca e Kosovës si shtet do ishin thuajse të pamundura, andaj i jemi përjetësisht mirënjohës.

Zoti i Bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës!”, ka shkruar Mustafa. /Telegrafi/

Exit mobile version