Telegrafi

Mustafa dhe Hoxhaj theksojnë përkushtimin e Kosovës në rrugën evropiane

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim drejtoreshën për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në BE, Angelina Eichhorst.

Siç njofton Zyra e kryeministrit, gjatë takimit, u bisedua për progresin në Kosovë dhe avancimin e proceseve eurointegruese.

Mustafa theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës në rrugën evropiane.

Në këtë kontekst. ai veçoi rëndësinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, duke theksuar edhe përmbushjen e të gjitha kritereve që i takojnë Qeverisë së Kosovës, duke përfshirë edhe rezultatet evidente në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Mustafa foli edhe për prioritetet e mëtejshme të Qeverisë së Kosovës në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.

Drejtoresha për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në BE, Angelina Eichhorst, shprehu mbështetjen e BE-së për progresin në Kosovë, duke vlerësuar të arriturat e deritashme. Ajo ka tkuar edhe ministrin e Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj. Në këtë takim Hoxhaj tha orientimi i Kosovës drejt anëtarësimit në BE është i palëkundur dhe është prioritet i Qeverisë së Kosovës.

Hoxhaj tha se përkundër sjelljeve agresive të Serbisë ndaj Kosovës, Kosova mbetet e përkushtuar për normalizimin e marrëdhënieve me shtetin fqinj përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja. /Telegrafi/